KULTURË BUJQËSORE
prof. dr. M. Musai
DOMATE – SAN MERZANO
Fam: Solanaceae
Lycopersicon licopersicum L.
Domatet janë bimë një vjeçare, por përmes hibridizimeve janë fituar qindra lloje të domateve për levërdi ekonomike dhe interesa bujqësore të njeriut. Domatja si dhe shumë bimë tjera: misri, gruri, duhani, patatja, speca, shalqini, kungujt, krastaveca dhe disa bimë tjera për herë të parë jan sjellur prej Amerikës jugore. Domatet e gjelbërta përshkak se posedojnë sasi më të mëdha të alkaloidit lycopen, jan menduar se janë fruta helmuese. Prandaj në fillim domatja është llogaritur si bimë dekorative e oborreve mbretërore, nuk është konsumuar për ushqim ngase është logaritur si bimë helmuese për shkak të lycopenit që posedon. Por punëtorët të cilët kan punuar me këtë kulturë, nga fundi i shek. XVlll, domatet e skuqura filluan ti përdorin për ushqim dhe ashtu u mposht bindja se domatet janë bimë helmuese. Pastaj lindi interesimi për kultivimin më të gjërë të domates si dhe shumë kulturave tjera bimore për interesa të njeriut.
Për kushtet e sotme bujqësore domatja kultivohet në sera – tunele plastike dhe në fushë të hapur në mënyrë shumë të përparuar dhe me lloje të ndryshme të domateve.
Përmes hibridizimeve artificiale janë fituar shumë lloje të domateve por te na si lloje të domateve më të mira, më të shijshme për sallata dhe ushqim si dhe më profitabile llogariten: domatja mollë, zemër kau, domatja vezake, poashtu edhe prej hibrideve, amati, olimpia, melodia, ballka, superballka, rapid, mig etj.
Në foto ju shihni domaten San Merzano, e cila mban më shumë se 40 koka domate, vetëm në një lulesë. Fara hibride e San Merzanos është mar në Itali. Janë domate industriale, prodhojnë shumë dhe janë shumë të shijshme, kan forma të zgjatura, ngjyrë intensive të kuqe, janë mishtake, kan pagës lëng dhe fara. Domatja San Merzano përdoren shumë për të prodhuar salc domatesh, poashtu edhe për sallata të freskëta.
Rritet në tokë humusore, me lagështi të mjaftueshme dhe klrkon dritë edhe temperaturë deri në 32 shkallë.
Kultivohet leht, ka imunitet biologjik natyral kundër vrugut, dhe disa sëmundjeve tjera, që krijohen prej shirave të tharët dhe i dëmtojnë domatet si dhe kulturat tjera bujqësore. Uroj që këtë lloj domate të rrisin dhe prodhojnë bujqit shqiptar që ti pushtoj tregjet tona shqiptare kudo.