E DHËNA/ 329 xhami të bëra kisha në 18 shtete, vendi ortodoks në Ballkan që u vurin dinamitin 7 minareve

Arkitekti turk Mehmet Emin Yilmaz kreu një studim në territorin e ish-Perandorisë Osmane dhe zbuloi se gjithsej 329 xhami, e monumente të tjera të kulturës arkitekturore osmane ishin shndërruar në kisha në 18 vende.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Yilmaz ka udhëtuar në vendet që dikur ishin pjesë e Perandorisë Osmane dhe ka identifikuar dhe numëruar në mënyrë shteruese ndërtesat osmane që janë shndërruar në kisha, përfshirë minare që janë shndërruar në këmbanare kishash.

Ai i tha Anadolu Agency që kërkimet filluan në Ballkan, dhe më pas u përqendruan në Hungari, Bullgari dhe Greqi, të cilat kanë në territorin e tyre pjesën më të madhe të ndërtesave osmane që janë kthyer në kisha me kalimin e kohës.

Pastaj ai gjeti të tilla në Algjeri, Ukrainë, Krime, Gjeorgji, Armeni, Bosnje, Qipro Jugore, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Moldavi, Rumani, Serbi dhe Turqi. “Kështu që në 18 vende, unë gjeta 329 ndërtesa osmane që ishin shndërruar në kisha në periudha të ndryshme,” tha Yilmaz.

Ai më tej tha se 117 xhami dhe një medrese ishin shndërruar në kisha në Bullgari, dhe se tre kulla orësh ishin shndërruar në këmbanare. Ai shtoi se 8 xhami nga periudha otomane ishin shndërruar në kisha në Kroaci, një xhami dhe një kullë orë në Kosovë, tre xhami, dy kulla orësh në Maqedoninë veriore, 15 xhami në Serbi, dhe në Bosnje dhe tre xhami.

Duke theksuar se 23 xhami u shndërruan në kisha dhe në Hungari, Yilmaz tha që të gjitha këto ndërtesa u shndërruan në kisha gjatë okupimit austriak, dhe se hungarezët ishin të vetmit në Evropë që nuk i shndërruan ndërtesat osmane në kisha.

Në Greqi, më shumë se 100 ndërtesa osmane janë shndërruar në kisha dhe këmbanare, duke përfshirë 74 xhami dhe pesë minare.

“Ndërtesat turke janë kthyer në kisha për arsye politike dhe hapësinore-demografike. Minaret dhe xhamitë në qendrat e qyteteve të mëdha ishin një simbol i Islamit dhe sundimit Osman në atë kohë dhe ishin objektivat e parë për prishje pas rënies së Perandorisë Osmane. Vetëm në një natë në 1878, shtatë minare u shkatërruan në Sofje me dinamit,” tha Yilmaz.

Nga ana tjetër, Yilmaz pretendon se në rastet e ndryshimit të qëllimit të objekteve në Turqi, nuk ka pasur ndonjë ndryshim të rëndësishëm në arkitekturën dhe karakteristikat themelore të këtyre objekteve.

“Asnjë komb nuk respekton arkitekturën e ndërtesave aq sa bëjnë turqit”. Pa asnjë komplekse nga e kaluara, turqit nuk ndryshuan karakteristikat e ndërtesave që ato u kthyen në xhami. Shembulli më i mirë i kësaj është Hagia Sophia. Që nga viti 1453, ne e kemi ruajtur si syrin tonë dhe nuk kemi ndërhyrë në karakteristikat e saj të kishës. Ne vetëm shtuam mihrabin, minbarin dhe minaret. Ai që duket jashtë, dhe sot lehtë mund të kuptohet se dikur ishte kishë. Kështu është me brendësinë. “Nga ana tjetër, evropianët që i kthyen xhamitë në kisha kanë shkatërruar të gjitha tiparet origjinale,” tha Yilamaz.

Këto të dhëna, vijnë si shkak i një reagimi të paarsyeeshëm pas rikthimit nga muze në xhami, të ish-katedrales së Shën Sofisë në Stamboll. Të paarsyeshme pasi asnjë autoritet ortodoks në botë, qyshse Shën Sofia kaloi në pronësi të osmanëve duke u blerë nga këta të fundit (pra, blerë e jo zaptuar), e për rrjedhorë restauruar e ruajtur prej tyre, nuk kanë pretenduar pronësi mbi atë objekt kulti, dikur simbol i Bizantit.