Doktor Ilir Hasani zgjidhet përfaqësues i Maqedonisë në Shoqatën Botërore të Ortopedëve dhe Traumatologëve

Mjeku i njohur shqiptar nga Kumanova, Ilir Hasani, do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar shëndetësor. Informacionin e ka shperndarë vetë mjeku Hasani në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Lajm.

“Ndjehem i privilegjuar për zgjedhjen time si përfaqësues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në shoqatën Botërore të Ortopedëve dhe Traumatologëve – SICOT (Société Internationale de Chirurgie Orthopédique et de Traumatologie)”, ka shkruar Hasani në facebook.

Dr. Ilir Hasani , edhe pse në një moshë të re, është një kuadër me karierë të pasur profesionale dhe intelektuale, gjë që e ka bërë të jetë ndër kuadrot më kë kërkuar në Maqedoni, por edhe në rajon.

Ai lindi në Kumanovë në vitin 1977, në një familje mjekësh dhe me traditë intelektuale . Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në vitin 2001. Dy vitet e nevojshme për pervojën mjekësore ai qe i punësuar si Mjek i Përgjithshëm në spitalin privat “Zana” dhe në vitin 2003 ai punoi si vullentar në repartin e Traumatologjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, në të cilën u punësua ne vitin 2006 dhe mori titullin Assistent i ri. 

Në vitin 2008 z. Hasani mori titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithëshme, ndërsa në vitin 2015 zgjidhet si asistent në lëndën e Kirurgjisë, për të vazhduar pastaj në vitin 2016 subspecializimin në Traumatologji.