EMËRTIMIT TË BIMËVE NË GJUHËN SHQIPE

VAZHDIM

EMËRTIMIT TË BIMËVE NË GJUHËN SHQIPE

Atyre viteve kisha shumë dëshirë të sjelli emra bimësh nga tereni, për të cilat bimë për të ardhmen mendoja të pregadisi Atllas të biologjisë me fotografi. Për këtë qëllim kam pasur shumë dëshirë dhe shumë herë kam nisur inicijativa, por shpesh herë kam qenë i penguar prej pamundësive ekonomike, sociale, politike dhe prej shumë kushteve të tjera.

Nuk më ka munguar ana profesionale, por gjatë kohë isha politikisht i dënuar, të mos punoj në arsim, pasi më kishin shpallur nacionalist, iredentist, armik i popullit dhe i shtetit, kështu më larguan prej mundësive reale për shkencë, etj.
Bimët kan shtrirje grupore gjeografike, në hapësira të ndryshme, pushtojnë sipërfaqe të livadheve, arave të papunuara, kodrina, vende me ujë, moçale, rreth pyjeve me dushqe, pisha, ahishte, në vende shkëmbore, lartësi të ndryshme mbi detare, deri në zonën më majësore të maleve, në zonën e kullosave ose të rudinave. Interesimi i jem për dalje në teren, për studime shkencore ndaj botës bimore, fillonte prej pranverës së hershme, deri në fund të tetorit. Gjithëmonë jam munduar që bimën për të cilën kam dashur të dijë se si quhet, i shkulja me kujdes me rrënjë, me degë, me lule dhe gjethe, etj. Ashtu i prezentoja para të pranishmive që i takoja në teren. Opinione për bimët i merja në teren, në kohën e plotë të lulëzimit, gjegjësishtë të vegjetacionit bimorë.
Gjatë punës në teren merja pregaditjet e nevojshme për punë: fleta të pytsorit, të cilat i kisha pregaditur prej më parë, fletore pune, herbariumin, lapsin, një palë gërshërë, thikë, dhe një mjet të fortë për ti shkulur bimët. Në teren pasi merja bimë dhe e pyesja personin, i cili më tregonte se si e quajnë bimën, i plotësoja pyetjet në pyetsor, ashtu i merja shënime, të cilat i fusja brenda te faqja e herbariumit. Por kisha fletore pune, ose fletore kontrolli të punës ditore, të cilën e kisha për herë me vehte në teren. Herbariumin e mirëmbaja dhe bimët i terja për disa ditë me rradhë me shumë kujdes pa i dëmtuar organet bimore. Mbi të gjitha me shumë kujdes, mundohesha që bima të mos e hupi gjyrën.
Asaj kohe nuk kishim aparate të përsosura si ka sot për fotografimin e bimëve, në aspektin mikro dhe makro pozicione, për kulturat bimore. Me shumë kujdes, mundohesha që bima kur të terej, ta ruante sa më shumë ngjyrën, bukurinë dhe pjeset e saja trupore. Pastaj e ngjitja në fletë të pastër prej herbariumi, me shumë përkushtim dhe kujdes me të gjitha shënimet. Në kushte kabinetike, përmes çelësit për determinimin e bimëve në latinisht, që i determinoja përdorsha, llupën, dhe literaturën përkatëse. Gjithashtu paraprakishtë para se ta vendoja bimën në herbarium për ta terë, e studijoja mirë ndërtimin e lulës, për të cilën pastaj e formoja formulen e lules: çfar lloj të simetrisë ka, për dimenzionin e kupës, kurorës, numrin e thekëve, të pistilit, llojet e luleve, të lulesave, pamjen morfologjike dhe me kujdes shihja organet vegjetative dhe ato gjenerative të bimës. Mandej bëja analiza të gjithëanshme për pamjen morfologjike të bimës, për gjethet, degëzimin, sistemin rrënjor, llojet e kërcejve, nyjet, ndërnyjet, format e gjetheve, mënyra dhe struktura e nervaturës së gjethes, gjethet kan bishta ose jo, a kan parenhim, brakteje, qime ose trihome, më interesonte koha dhe periudha e vegjetimit dhe vendi ku është marë bima në ditën kalendarike të vitit si dhe shumë karakteristika të tjera që i kanë bimët. Pra e kujtojë atë punë të asajë kohe që ishte shumë e mundimshme, por dëshira për punë ishte shumë më e madhe, për të cilën sot jam krenar. Fillimishtë bimës ja përcaktoja familjen, cilës familje i takon bima, mandej gjininë dhe në fund lloin ose nënlloin e bimës.
Mendoj se një punë shumë e lodhshme një vjeçare, nuk ishte studim i plotë, prandaj kam besimin se ngelën shumë mangësira dhe difekte studimore, në fushën e qëllimtë për emërtimi e bimëve në hapësirën Strugane. Këta punë kryhen në mënyra më të plota dhe të sakta, përmes punëve ekipore, përmes nxënësve, studentëve, përmes njerëzve përkatës intelektual, të cilët mund ti organizojnë njerëzit profesional.
Punimet e mëtutjeshme të punimit të diplomës, i kreva në katedrën e biologjisë në Prishtinë në prezencën e profesorëve të mi të asajë kohe Dr. Prof. Akademik Feriz Krasniqit, Mr. Beqir Hundozit dhe asistentëve të tyre Abdulla Gecit dhe Mujë Plakollit, etj. Ata me përvojën e tyre, përmes literaturës shkencore, më ndihmuan në pregaditjen dhe determinimin e plotë të gjitha bimëve në latinishtë. Për punimin e diplomës, interesim treguan disa profesor të Univerzitetit të Prishtinës, të katedrës së biologjisë dhe studentë të biologjisë në Prishtinë. Për të gjithë ata ngjalla interesim dhe atyre kolegëve u dhash motiv pune të njejtë, që edhe ata të puojnë në terene, prej qyteteve që gravitonin prej viseve të Kosovës, për të regjistruar se si i thirr populli bimët në gjuhën shqipe.
Mund të them se isha studenti i parë që punova një temë me aq përgjegjësi, në lëndën e Sistematikës dhe Morfologjisë të bimëve të larta, në katedrën e biologjisë në Prishtinë.
Gjithëmon si biolog edhe pas asajë kohë kur isha politikishtë i diferecuar, punën nuk e ndërpreva, tregova interesim të vazhdueshëm për shumë vite se si i quajnë bimët në hapësirën Strugane. Objekt studimi më i kapshëm dhe më i preferuar për mua ka qenë zona e kullosave në malin e Jabllanicës, Karaormanit, Galiçicës, etj. Por maja e malit të Jabllanicës, posaçërisht zona e kullosave është shumë e pasur me bimë të dryshme. Atje kam bërë shumë fotografi, por gjithëmonë kam qen i shoqëruar dhe i ndihmuar prej familjes së axho Demishit prel Labenishte dhe djemve të tijë Ahmetit dhe Xhelos. Të dy më kan ndihmuar shumë materialishtë për fotografimin e bimëve në mëyrë profersionale. Të gjitha fotografitë janë punuar në studion e tyre “Foto Rrezja”. Punën për njohjen e bimëve e kam bërë edhe në male tjera si p.sh. në malin e Galiçicës, në Mavrovë, malin e Pelisterit, dhe shumë male të tjera.
Në malin e Galiçicës shpesh herë shkonim edhe për çaj të malit Sideritis scardica, syriaca, montana, etj. Çaji i malit është karakteristikë se rritet në larësi mbi 1800 m të nivelit të detit. Rritet në zonën e kullosave, sidomos rreth vendeve me shkëmbij. Gjithashtu kam shëtitur bjeshkët dhe malet në Kosovë, kurse në Shqipëri mu dha rasti ta vizitoj pas viteve 1992. Prej gjithë atyre përpjekjeve të mia për njohjen e botës bimore, erdha në përfundim se flora e Shqipërisë është kontinuitet i pashkëputshmërisë i florës në Ballkan.
Pengesat e shumta serioze politike, gjatë gjithë jetës time kan qenë të pakapërcyeshme, ngase vazhdimishtë kam pasur luftë për ekzistencë. Lufta ime ka qen e vazhdueshme, them se nuk kam pasur mundësi reale materiale që të kontribuoja më shumë në këtë lami të biologjisë. Vërtet më mundon shumë ajo pamundësi, por ajo ishte jeta, ajo ishte realiteti, prandaj kam besimin se për të ardhme dikush prej gjeneratave të reja do ta vazhdojë këtë punë.
Për të gjitha ata vite që punova në arsimit, kam qen i kujdesshëm, që të jem profesor praktik i lëndës së biologjisë. Lënden e spjegoja me përkushtim të kulturës për biologji, gjithëmonë duke folur për vlerat bimore dhe vlerat tjera shkencore. Nxënësve gjithëmonë u kam mbajtur orë praktike, për njohje e bimëve, emërtimin e tyre shqip dhe latinishtë si dhe kultivimin e tyre. Shpesh herë për këtë punë jam kosultuar me kolegët e mi, me biolog, të cilët sot janë të ndjerë, Nexhat Mustafën, Imet Zibën, Feriz Mahmudin si dhe disa biolog tjer.
Fal angazhimeve studenteske si student i biologjisë në Prishtinë, prej Dr. Prof. Akademik Feriz Krasiqit, Mr. Beqir Hundozit, ne studentët e biologjisë, kemi qenë disa herë në terenë në malin e Sharrit në Brezovicë, shpesh herë në Gërmi të Prishtinës. Përmes atyre ekspeditave mora një përvojë shumë të madhe, për determinimin dhe pregaditjen e hebariumeve. Në Brezovicë kemi ndejtur me javë si student të biologjisë, duke mbledhur bimë, duke bërë herbariume dhe duke u njohtuar me punën tonë praktikre kërkimore shkencore në teren.
Ashtu gjatë asajë kohës kërkimore shkencore dhe shumë rasteve të tjera përmes profesorëve të lartëpërmendur arrijtëm të pamvarsohemi, sejcili në fushën e Sistematikës bimore për determinimin e bimëve të larata.
Bimët pushtojnë sipërfaqe ndryshme me kushte të ndryshme gjeografike. Ata kushte munden me qenë faktorë me rëndësi: faktori ujë, drita, lartësisa mbi detare, veti fiziko-kimike të ndryshme tokësore, etj.
Bimët gjatë evolucionit organik, kan fituar organe vegjetative dhe gjenerative, për përshtashmëri ndaj kushteve jetësore. Organet vegjetative janë rrënja, kërcelli dhe gjethja, organe gjenerative janë lulja fruti dhe fara. Bimët duke iu përshtatur mjedisit jetësor, në rrugën e gjatë të evolucionit organik biologjik, kan kryer selekcione natyrale me përparësi për adaptime ose për përshtatshmëri ndaj kushteve për jetë. Kështu brenda shumë mijëvjeçareve, përmes selekcionit natyral, janë krijuar shumë lloje të reja bimore. Për kushtet e sotme bimët janë të studijuara dhe të sistemuara në mënyrë shkencore. Por sa i përket emërtimit në gjuhën shqipe, mendoj se ky proçes ende nuk është i kryer dhe nuk ka marun fund, prandaj për shumë arsye për të ardhmen, duhet të organizohen gjeneratat e reja.
Në kohën e filozofisë antike, bimët ishin të studijuara prej diciplinës biologjike botanikës. Fjala botanikë don të thotë botan – i gjelbërt. Botanika bimët i ndante: në bimë pa lule dhe bimë me lule. Për kushtet e sotme kemi sistematizimin e plotë shkencor të bimëve, duke i klasifikuar bimët: në lloje, gjini, familje, rende, klasa, etj. Kjo metodë e klasifikimit është sipas emërtimit të dyfishtë ose nomenklaturës bineare, të cilën për herë të parë e ka aplikuar shkencëtari Suedez Karl Linne. Pastaj gjithë të tjerët që ndoqën rrugë e tijë, krijuan sitematizimin e plot të njohjes së bimëve në gjithë Botën. Emërtimin e dyfishtë e kuptojmë kur te bima dallojmë gjininë dhe lloin, p.sh bima e cila në shqip quhet rradhiqja. Te kjo bimë dallojmë gjininë, për të cilën gjinia është Taraxacum, kurse pastaj dallojmë lloin, për të cilën lloi është officinale. Pra bima rradhiqja quhet Taraxacum officinale. Kjo metodë e emërtimit të dyfishtë, aplikohet në gjithë Botën. Kjo metodë e emërtimit të bimëve është shumë praktike e kapshme dhe e pagabueshme me karakter shkencor. Kur bëhet komunikim midis popujve të kulturave të ndryshme, bimët përmenden në latinishtë dhe ashtu shkencëtarët meren vesht më lehtë, se për cilën bimë bëhet fjalë.
Republika e Maqedonisë Veriore ka bimësi të ngjajshme me bimët e R. së Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë edhe të Greqisë. Prandaj sipas regjistrimit të përgjithshëm të gjitha llojeve bimore në Shqipëri mendohet se ka mbi 3200 lloje bimore. Ky numër paraqet një begati të madhe natyrore. Pa dyshim se po aq bimë jetonë në Republiken e Maqedonisë. Qëllimi i punimit tim, për këtë Atllas biologjik të bimëve, është që të paraqesi sa më shumë bimë të emruara në gjuhën shqipe dhe të determinuara në latinishtë. Ky punim u dedikohet gjeneratave të reja të cilët dëshirojnë të dijnë më shumë për njohjen e bimëve si p.sh. nxënësve të shkollave të mesme, studentëve të biologjisë, shkencave të pyjeve, fakultetit të bujqësisë, në farmaci ose intelektualëve të drejtimeve të ndryshme, etj.
Shkenca shqiptare e Akademisë së Shkencave në Shqipëri, ka bër një hap para progresiv, i ka studijuar mirë bimët dhe i ka të regjistruara llojet e bimëve të cilat gjenden në Shqipëri. Poashtu kohëve të fundit janë bërë përpjekje që ti njohim bimët edhe në Kosovë. Duke i krahasuar ata studime dhe studimet tjera të shteteve fqinje, gjithëmonë jam munduar të jem sa më praktikë për emërtimin e bimëve në gjuhën shqipe dhe në latinishtë. Bimët emrohen në latinishtë për lehtësim komunikimi. Gjithashtu ka një lehtësim në komunikim në nivelin botëror për të gjithë popujt. Prandaj kur bima përmendet në latinishtë p.sh. Gladiolus ilyricus, të gjithë e dijnë se për cilën bimë bëhet fjalë, në gjuhen shqipe kjo bimë quhet shpata ilire. Nëse e përmendim emrin e bimës shpata ilire në gjuhën shqipe, kam besimin se edhe midis shqiptarëve nuk do të kuptohemi dhe nuk do të meremi vesht, se për cilën bimë bëhet fjalë.
Për studime të mirëfillta të bimëve, studijuesit paraprakishtë duhet të ketë njohuri profesionale. Në fushën e bimëve të Sistematikës dhe Morfologjisë të bimëve të larta, studijuesi duhet të jetë i gjithëanshëm. Duhet të ketë përvojë profesionalese si përdoret çelësi për determinimin e bimëve. Bimët në teren gjithëmonë mblidhen gjatë ditëve me diell, jo kur bie shi ose herët në mëngjes kur bima ka vesë.
Në kohën e sotme shumë bimë fotografohen në teren përmes aparateve për fotografim si dhe aparateve ndihmëse, për zmadhim në kabinete shkencore biologjike. Strudijuesi gjithëmonë duhet të jetë në kontakte me literaturën profesionale, si dhe me njerëz profesional etj.
Dr. Prof. M. Musai

Student të biologjisë të FSHMN në Univerzitetin e Prishtinës, dalur me Prof. Dr. Akademik Feriz Krasniqin, në Brezovicë në vitin 1972 në malin Sharr R. Kosovës.