MIRË SE VINI NË DOBOVJAN TË STRUGËS – Prof.Dr.Musa Musai

MIRË SE VINI NË DOBOVJAN TË STRUGËS Prof. Dr. Musa Musai

• Dobovjani është fshat i vjetër i ndërtuar prej kohës rromake. Gjithë kohës ndër shekuj fshati është i banuar etnikisht prej shqiptarëve.
• Fillimisht fshati para krishtit është quajtur PROSIBILA.
• Në shek. e Irë para krishtit dhe pas krishtit, në shek. e IIItë kan luajtur tërmete shumë të fuqishme tektonike. Prej atyre tërmeteve aq të fuqishme, Prosibila është rrafshuar me tokën. Fshatarët e ndërruan lokalitetin dhe fshatin e ndërtuan te kthesa në të dal të fshatit në drejtim të rrugës për Thatesh të Epër dhe të Poshtëm. Fshati u pagëzua me emër të ri Laktesh.
• Për shkak të rrugës Via Egnatia, e cila ishte si arterie kryesore në kohën rromake, përshkak të lëvizjeve ushtarake dhe tregëtareve, shumë herë kan ran sëmundjet ngjitëse, tifo, kulera, lia dhe çka jo, të cilat sëmundje dukshëm e kan zvogëluar numrin e popullatës në Dobovjan dhe më gjërë.
• Fshati e ndërron lokalitetin për shkak të sigurisë, vendndërtimi ka pamje të lakut prandaj fshatin e quajten LAKTESH, ngase vet pozita e vendit paraqet një lak gjeografik.
Fshati Laktesh është ndërtuar prej te kthesa, Guri i Hanit, ose prej te vendi Gorrica dhe deri te Shpendra – çeshmja e Tushit ose sot quhet çeshmja e gjeneralit.
• Në shek e IX prej okupimit Bullgar, emri i fshatit ndërrohet, fshatin e quajnë Dbovjan. • Në shek XI fshati Dobovjan emrohet DIBOVJAN.
• Në shek. XIV me ardhjen e turqve, Dibovjani kalon në Dobovjan.
• Në vitin 1981 sllavo-maqedonët, fshatin e quajnë DABOVJAN, gjoja se ka pas dushqe parahistorike, në këtë hapësirë gjeografike. Un si biolog dhe qytetar i kësaj ane, vërtetoj se kjo hapësirë gjeografike edhe rrethina e Strugës, nuk ka drurë më të vjetër se 100 vjet, por me këtë qendrim donin ti sllavizojnë emrat e fshatrave shqiptar.
• Disa familje Naumovski nga Tashamrunishta, të ndihmuara prej shtetit serb, bullgar dhe këtij sllavo-kopil,sllavo-maqedon, ndërtuan shtëpi, në një pjesë të fshati, por ata shtëpi prej dhëmbit të kohës u rrënuan, kurse ata duke patur mosbesim për të jetuar në bashkësi me shqiptarët, me ngadal u tërhoqën dhe tokat filluan me i shit.
• Fshati edhe më tutje e mban emrin Dobovjan.
• Në Dobovjan disa mijëra vite para krishtit, ka kaluar rruga shumë e vjetër VIA KANDAVIJA, por prej shek. të Irë kalon rruga romake Via Egnatia, e cila mori emrin e ndërtuesit Egnatius.
• Në vitin 1444 Skënderbeu me bashkëluftëtarët e tij, kur këthehet për në Dibër dhe Krujë, pra për në atdhe, në Dobovjan ban një luft të vogël me turqt, të cilët ruanin ngushticën e Drinit të Zi, urën me derë, te vendi i quajtur Gorrica apo Dardha e lotëve, ashtu i vret disa turq që kundërshtuan, të cilët aty edhe i varrisn.
• Te vendi Dardha e lotëve, kërkohet një nekropolë, të cilën shumë herë e kan kërkuar arkeolog serb, bullgar si dhe punëtor shkencor të muzeut të Strugës.
• Në Dobovjan ka pasur 7 hane si dhe akshihane, për të gjithë ata që tregëtonin me lindjen me Shqipërinë, Italin dhe perëndimin.
• Banorët e Dobovjanit gjithëmonë ndër shekuj kan qen shqiptar, por të besimit katolik. Për shumë arsye disa ara ende thirren ara e Mulkajve, Maries, Gjoricës, etj. Familja më e vjetër e Dobovjanit janë familja Musai, të cilët para shumë shekuj jan thirr famlija Mulkajve.
Në rrugën Dobovjan – Tashmarunishtë, jo larg fshatit gjendet kisha e Shën Martinit, të cilën e kan ndërtuar të parët tan dhe i kan kryer ritualet fetare, kurse tash kisha i shërben popullit sllavo-maqedon.
• Familja Polisi, Tushi, Demku dhe disa familje tjera: Shehu, Kacania, Alku, Rizvani, janë familje që kan migruar prej vendeve të afërta shqiptare.
• Posaçërisht do të doja të them se familja Polisi ka ardhur nga Polisi i Librazhdit, bashk me familjen Tushi. Polisi dhe Tushi ka qen daj dhe nip. Sipas gojëdhanave ata kan hik prej gjakmarjes, në Dobovjan kan ardhur në fillimi të shek XVII.
• Xhamia e parë në Dobovjan është e ndërtuar në vitin 1910, në tokën e hallës Xhie, e cila atë tokë e fali për tu ndërtuar xhamia. Minaren me gurë të gdhendur e ndërtoi një mjeshtër prej Labunishte usta Tefiku më 1936.
Ndërtimin e matutjeshëm të minares e vazhdoi Abip Demku, në vitin 1975.
• Rindërtimi komplet i xhamisë pa minaren, u bë në vitin 2010, për të cilën investuan vet fshatarët, kurse e ndërtoi ndërmarja ndërtimore Kondri.
• Muslimanizimi i popullatës së Dobovjanit, është proçes i vonuar ashtu sikurse te e gjithë popullata shqiptare në Strugë dhe më gjërë.
• Dobovjani ka afro 900 banor rezident dhe jo rezident. Pjesa më e madhe e banorëve janë me punë të përkohshme jashtë, ata gjenden në botën e jashtme, të gjithë janë shqiptar të besimit mysliman.
• Prej Dobovjanasve kan ran në burg për çështje kombëtare: Kamber Rizvani dhe Ejup Polisi, të cilët i takonin NDSH në fillim të viteve 1950.
• Popullata e Dobovjnit ka qen e torturuar prej kolonës të V maqedonase, të cilët e udhëhoqi Gjoko Naumovski prej Tashmarunishte, por ai përshkak të krimit të organizuar që bëri jetoi dhe vdiq në Beograd. Ky sllavo fashist, bëri tortura të papara, ndaj popullatës shqiptare te shtëpia e Fehim Shehut. Tortura vazhdoi gjat dhe shtëpia u la në gjak, burrat kur torturoheshin përgjakeshin, britma, ulurimat shkonin deri në kup të qiellit. Kjo torturë u bë me qëllim për hakmarrje ndaj popullatës të pafajshme shqiptare vetëm pse ishin shqiptar dhe i takonin Ballit Kombëtar.
• Prej asaj torture, shumë nga të torturuarit, mbeten sakata, me të meta fiziko psiqike si dhe të vdekur, si Pasho Demku, etj.
• Dobovjanin e përshkon Drini i Zi, i cili i jep bukuri dhe freskin, poashtu fshatin e zbukuron edhe uji i freskët i përroit të Vevçanit.
• Në Dobovjn gjat rrjedhjes së Drinit të Zi, ka pasur disa dajlane, për gjuajtjen e peshkut: ata dajlane ishin të familjes Musai, Shehu, Polisi, etj.
• Në Dobovjan para 400 vjet është ndërtuar mulliri për bluarje, fillimisht me një gurë, mandej me dy dhe tre gurë. Banorët e familjes Musai duke pasur probleme me daljen e ujit të mullirit prej shtratit të jazit, mulliri rishtas filloi të punoj me 2 gurë. Mulliri ka qen pronë e Amdi Bej Ohrit. Me thyerjen e qafës së Perandorisë Osmane më 1912, mulliri i shitet familjes së Abas Sheut. Gjat kohës së luftës së II Botërore prej familjes Shehu, e blen një maqedonas prej Vevçani Mitre Ducinoski. Në vitin në 1967 mullirin prej Mitres e blen familja Demku – Abip Demku.
• Fshati Dobovjan ka pasur dy të shkolluarit e parë, të cilët mbaruan akademinë ushtarake në Stamboll, dikundi gjat viteve 1895/96, Selim Musai dhe Bexhet Shehu.
• Selim Musai vritet në Kazhan kundër forcave bullgare më 1903, ku edhe varroset. Selim Musai ka qen në shërbim të ushtrisë turke me ushtar shqiptar.
• Bexhet Shehu, shok i Selim Musait, e djeg fshatin Tashmarunisht në shenjë hakmarrje, i ven flakën fshatit dhe vret disa nga banorët e fshatit si dhe e djeg edhe kishën e fshati. Me gurët e kishës të fshatit e ndërtoi kullën e vet. Por pasi e bëri këtë sulm ai hiku në Stamboll bashk me vëllaun e vet dhe nuk lan adrtes.
• Shkollimi për Dobovjanasit ka qen me prioritet. Mësuesi parë është Emin Polisi njeriu i cili nderohet dhe respektohet prej gjithë intelektualëve, por mbaruan edhe shumë tjerë.
• Në Dobovjan ka shumë të shkolluar të gjitha niveleve, prej nivelit me shkolla të mesme, fakultete, magjistratura, doktoratura, mjek specialista të ndryshëm, ligjerues fakultetesh edhe gjeneral major në pension.
• Për levërdi ekonomike banorët e fshatit Dobovjan, kan migruar në disa shtete të Europës dhe në SHBA.
• Prej Dobovjani pjesmarës në luftën e UÇK së janë dy: Sali Musai – Ac Bega dhe Fluturim Rizvani, por ka edhe disa tjerë, që UÇK në e kan ndihmuar materialisht dhe me nevoja tjera.
• Intelektualët e Dobovjanit jan të shquar për aftësit e tyre dhe zgjuarsinë intelektuale me dashuri kombëtare.
• Në vitin 1981prej Dobovjani moren pjesë në demostrata në Kosovë, për Kosova Republik shumë student të cilët u dënuan me nga 3 muaj burg.
• Prej SHMK “Vëllezërit Milladiovci” u diferencua prej punës, profi i biologjisë dhe student në Zagreb i magjistraturës Musa Musai si dhe bashkëshortja e tij Sebajet Musai.
• Me shumë respekt i kujtoj bashkfshatarët e mi të cilët disa herë në mënyrë vullnetare për dashuri ndaj fshatit dhe kombit, kan investuar për bukurin e fshatit, higienën dhe mirëmbajtjen e shkollës fillore “Enver Musai”.
• Në Luftën e dytë Botërore në Frontin e Sremit, vriten dy Dobovjanas, Nebi Polisi më 15 prill dhe Enver Musai më 16 prill të 1945. Luftëtari tjetër i luftës së Sremit Sait Musai i plagosur, prej plagës të mar në luftë, vdes në familje në Dobovjan në vitin 1945.
• Për Dobovjanin me shumë dashuri, shumë mund dhe respekt kam shkruar Monografi, Dobovjani Ndër Shekuj, rreth 650 faqe.

Dobovjani gjendet 8 kilometra larg Strugës, në drejtim të rrugës magjistrale Strugë – Dibër, në drejtim veri perëndim, në lartësi mbidetare prej 674 metra. Dobovjani është i ndërtuar në rrafshin e fushës, rrënzë malit të Karaormanit, ajo pjesë – rrënza e malit thirret Krasta.
Fshati ka natyr të bukur dhe është i ndërtuar me shtëpi të bukura, me arhitekturë moderrne, si dhe sejcila shtëpi, është në garë për bukurin dhe kopshtin më të bukur se tjetra që kanë.
Fshatin gurbeti e ka boshatisur, dikur shkolla kishte afro 60 nxënës, kurse tash numri i nxënësve memzi i numëron 8 ose 10 nxënës.
Banorët e fshatit midis vedi kan një dashuri dhe respekt midis vedi si familje e vetme, ai respekt na i shton kënaqësinë.
• Ekzodi i vitit 1999 që ndodhi me popullin e Kosovës, Dobovjanasit ishin vëllapritës, i nderuam vëllezërit dhe motrat nga Kosova ashtu si i takon vëllaut ta nderon vëllanë, pra i pritëm dhe i nderiuam sa më mirë me kushtet tona.
• Uroj që për të ardhmen Dobovjanasit të organizojnë një ditë ose javë festive, ku do të takohemi dhe do të çmallemi si festa e katundit, ose e të korrurave, festa e bukës ose festa gurbetqarit.
• Pra këto emra për festë gjithëfshatare i lë si propozim të hapur, cilin nga këto emra ta pëlqejnë, le ta emrojnë festen.
• Përmes këtij shkrimi, i përshëndesi të gjithë fshatarët e mi kudo që ndodhen si dhe gjithë ata që dëshirojnë të dijnë më shumë për Dobovjanin.

Miqësia Dobovjanase thot: mirë se vini në Dobovjan …