Mburravec
(satirë)
Firifiu po të jesh,
gjithsecili do t’përqesh;
qypi nëse nuk ta pret,
lëre fare, me lezet!
Si gjinkalla po t’bërtasësh,
si miza n’qyp do të flasësh;
s’qëndrojnë stallat pa grunar’,
se del si i qethur dhe i rruar.
Me vetëmburrje, mburravec,
si qurrash e grindavec;
nuk siguron as bukën, as miellin,
lëre më të bësh shiun dhe diellin.
I llastiktë po të bëhesh,
e ush-quksh si veshgjati,
bostanxhiut s’i shet kastravec’
se të gjithë t’njohin për qurravec.
Strugë, 13 korrik 2020
© Xhemi Hajredini