Prof. Dr. Musa Musai:HABITAT JO AUTOKTON NË DRININ E ZI

BIOLOGJI
HABITAT JO AUTOKTON NË DRININ E ZI

Prof. Dr. Musa Musai


Brenda këtyre ditëve në Drinin e Zi jan gjuajtur trofta, të madhësive prej dy deri tre kile, të cilat nuk janë habitat autokton për Drinin e Zi dhe liqenin e Ohrit. Biodiverziteti i liqenit të Ohrit po dëmtohet me lloje të ndryshme peshqish të cilët jetojnë në liqe dhe nuk janë autokton.
Biodiversiteti i liqenit të Ohrit ka disa lloje peshqish, troftat dhe lloje të troftave:
1.Trofta autoktone e liqentit të Ohrit – Korani i liqenit të Ohrit ( Salmo letnica ochridana),
Prej Koranit të liqenit të Ohrit kan origjinë edhe 4 lloje tjera të troftave:
a). Salmo letnica typicus, trofta e Ohrit,
b). Salmo letnica aestivalis, trofta e Pogradecit,
c. Salmo letnica balcanicus, trofta e Strugës.
Sipas Haxhishqes, Meshtrovit dhe disa shkencëtarëve tjer thuhen se prej kësajë llojë të troftës u krijua trofta e lumit të Drinit të Zi.
d). Salmo trutta fluviatilis, trofta e lumit.
Në liqenin e Ohrit peshk shumë i vjetër autokton i familjes së troftave është edhe Belushka – Salmothymus ochridanus.
Të gjitha troftat janë autoktone dhe janë krijuar si specizime prej izolimit të gjatë gjeografik. Në aspektin evolutiv përshkak të izolimit të gjatë dhe përshtatshmërisë ndaj midisit jetësor, trofta e liqenit të Ohrit ka pësuar disa ndryshime morofologjike dhe anatomike, të cilat dijn ti dallojnë peshkatarët me përvojë dhe ihtiologët ata që meren me studimin e troftave.
Në përjashtim prej peshqve trofta, dallojmë peshkun Krap, Karasi, Pisi, peshku Klen, Mbrenën, Skobalin dhe disa peshq të vegjël: Cironi, Gruncin, peshku Pellazg, etj.
Në liqenin e Ohrit jeton edhe ngjala e cila nuk mund të bëj lëvizje të lirë për shumim deri në Detin e Sargasit përshkak të ndërtimit të katër digave për hidrocentrale.
Kohëve të fundit me ndërtimin e disa vaskave për kultivim të troftave, në liqenin e Ohrit vërehen edhe trofta jo autoktone.
Kjo më shtyri të shkruaj këtë punim se vet njeriu për interesa personale dhe përfitime ekonomike ka filluar ta ndryshoi biodiversitetin e liqenit të Ohrit.
Peshqit të cilët u kapën këtyre ditëve kan disa karakteristika të veçanta: janë mirë të zhvilluar në trup dhe flatra, kan agresivitet më të adh në të ushqyer si dhe janë më të durueshëm ndaj rritjes së temepraturës ujore.
Troftat e liqenit të Ohrit janë banor stenovalent me një valenc të kufizuar të temperaturës ujore. Temperatura ujore për ata më e kapshme dhe më e përshtatshme për të gjitha funkcionet jetësore është prej 8 – 12 C0. Temperatura nën 8 është qetësuese dhe peshqit nuk janë aktiv, por pushojnë gjat sezonit të verës. Kurse temperatura mbi 14 C0, është vdekjeprurëse se ndihet mungesa e oksigjenit. Trofta për tu rrit dhe për tu shumuar, përshtatshmëri të gjitha funkcioneve jetësore i kryen në stinën e dimrit. Gjatë stinës së dimrit deri në pranverën e hershme troftat janë aktive pastaj shkojnë dhe verojn dikundi në thellësi të liqenit.
Temperatura ujore tash e ujit të Drinit të Zi gjatë kësajë kohe, është mbi 17 C0, por troftat të cilat janë gjuajtur këtyre ditëve, çuditërisht mbijetonë dhe janë aktivite, pa asnjë prob jetësorë. Troftat janë gjuajtur aty ku derdhet përroi i Vevçanit. Drini i Zi si recipient i fundit, pranon ujin e përroit të Vevçanit, i cili është i ftoht por i ndotur prej ndotjeve të faktorit njeri – antropogjen.
Ndotja e ujit ka ndikuar shumë në zhdukjen e troftës autoktone të përroit të Vevçanit e cila mund të them se është misi i bukurisë dhe më e mirë për ta ngrën më e shjijshme.
Në ujërat e Drinit të zi janë gjuajtur edhe trofta të kalifornisë, kjo po më shqetëson si biolog, nuk e kuptoj se çka ndodh me organizimin shtetëro, kush duhet të kujdeset dhe të përdori ligjin kundër prishjes së biodiversitetit të liqenit të Ohrit dhe Drinit të zi. Por si duket interesi ka ran dikundi tjetër, për çështje ekologjike dhe biologjike askujt nuk i intereson, mjer shkenca, e ardhmja dhe bota e gjallë.