E bujshme! Del sekreti i madh i Sali Berishes ne vitin 1985, do emërohej ministër, ja pse u bë SHEFi Demokracise

TIRANË– VNA ka siguruar ekskluzivisht një material arkivor të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Drejtorisë së Kuadrit, e cila, në një shkrese sekrete, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, më 28 shkurt 1985, emrat e si kandidat i mundshëm për ministër të Shëndetësisë edhe Sali Berishën, me të dhënat e profilit të tij.

Për të qenë transparent me publikun, po botojmë sot faqen e parë të dokumentit arkivor dhe shkresën zyrtare, ku në krahun e majtë janë listuar emrat e Petrit Gaçes dhe Sali Berishës si dy kandidatët kryesorë të nomenklaturës së Komitetit Qendror për postin e ministrit të Shëndetësisë.

Më poshtë janë listuar gjithashtu emrat e mjekëve kandidatë për postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë apo për pozicione të tjera drejtuese, si shef kuadri dhe drejtor të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë, që Ministria e Shëndetësisë i propozon KQ të PPSH.

Dy mjekët kandidatë për postin e ministrit, Gaçe dhe Berisha, i pari pjesë e grupit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e diktatorit Enver Hoxha, dhe Berisha mjek i Hysni Kapos dhe më vonë i njohur në rrethin e familjarëve të Hoxhës. Shkresa është dërguar në Komitetin Qendror më pak se dy muaj para vdekjes së Hoxhës. Asnjë prej tyre nuk arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë nën drejtimin e Ramiz Alisë, përveç Sali Berishës, i cili shtatë vite më vonë u bë drejtues i Partisë Demokratike, post që e mban edhe sot, pas thuajse tre dekadash.

Çfarë mbetet tek ty? Të shprehesh interesin dhe të bësh ofertën e çmimit. Është mrekulli. Kemi filluar me këtë. Një gjë që kam 12 vjet që përpiqem, kemi bërë shumë ligje. Tani kemi bërë një sistem, për të gërmuar brenda dhe për të nxjerrë gjithë overlap-in. I thua ligjvënësve hiq këto se nuk duhen. Ka momente që del pengesë një ligj i 52-shit. Me këtë IA do jetë mrekulli. Unë e di që do vijë momenti që IA do ketë parlamentin. Është i frikshëm, por nuk është i kontrollueshëm. Ti thua që nuk vazhdoj në këtë rrugë, por është komshiu që vazhdon, ça do bëj unë do lej komshiun,” tha Rama.