
Gati çdo ditë shofim skena nga më të ndryshmet, ndigjojmë dhe lexojmë nëpër media dhe portale nacionale dhe lokale, se si rethe të ndryshme politike dhe klanore, promovojnë dhe flasin për zgjedhjet lokale, se kush do të kandidoj për Kryetar Komune të Likovës, Strugës, Kumanovës, Çairit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës… etj., – apo kush do të jetë në Lista për Këshilltarë dhe për çudi askush nuk flet për parimin e Llogaridhënies, premtimet e dhëna, mosrealizime apo problemet dhe nevoja të qytetarëve me të cilat ndeshen çdo ditë.
A do të ulin kokën qytetarët dhe do të harrojnë edhe këtë radhe e të falin sidomos Kryetarët e dështuar të Komunave dhe me nji kup padish penale për korrupcion dhe tejkalim kompetencash apo Këshilltarët që sapo marin postin e Këshilltarit dhe nuk u bëjn fare përshtypje problemet reale por meren vetëm me meditjen e tyre të majme, ineteresat e tyre private apo personale, mbetet për tu parë.
Në ndër kohë, Komunat tona me shumicë shqiptare mbesin më pak të zhvilluara, me llogari bankare të bllokuara dhe borxhe megalomane, pa investime kapitale, me përqindje të madhe të korrupcionit dhe konfliktë interesi, me administratë komunale që funksionon buzë agonisë, me arsim fillor dhe të mesëm në të cilat mbyllen klasa për shkak të migrimit, me Ndërmarrje publike Komunale me mbingarkesë në punësime dhe me borxh që kollapson dhe disfunksionalizon punen e tyre, me infrastrukture katastrofale, përformancë të dobët dhe zero vizione për programe zhvillimi dhe rregullimi urban, dhe shum e shum probleme të tjera…
Larg qoftë momenti kur me këto probleme dikushi do të meret kur në këto anë do të ketë farë pak ose nuk do të ketë më njerëz.
MODEL TJETËR PËR STRUGËN…
Lulzim Nasufi.