ELIF LABËNISHTI DHE DRINI HAJREDINI SHKËLQEJNË NË ULQIN (FOTO)

ELIF LABËNISHTI DHE DRINI HAJREDINI TË ARTË NË ULQIN! 

Dje (06.04.2025)
në qytetin e bukur të Ulqinit  K.K “Drini” ishte pjesë e turneut ndërkombëtar  “ULQINI OPEN 2025”
Ky turne jubilar u mbajt në 50 vjetorin e themelimit të Klubit,  për ditën e çlirimit të Ulqinit dhe nën patronazhin e Komunës!
Për të shënuar këtë ditë të veçantë u tubuan 75 klube me 1075 paraqitje, 703  garuesve, nga 9 shtete pjesmarrëse, të cilët me performancën e tyre  shtuan madhështinë e turneut! 

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga,  u paraqit me 5 sportistë, duke fituar 8 medalje, nga të cilat 2 medalje ari,  1 medalje argjenti dhe 5 medalje bronzi.
Me medalje ari u stolisën Elif Labënishti në diciplinën kata U12 dhe Drini Hajredini në kategorinë +76 kg, U18 (junior), i cili pati një paraqitje të shkëlqyer.
Medaljet e tjera u fituan nga:
Elif Labënishti, e argjentë në kumite -35 kg U12,
Jara Nasufi, me dy medalje të bronzta, kata dhe kumite,
Diell Labënishti, me dy medalje të bronzta, në kumite dhe
Gresa Pollozhani, e bronztë në kumite. 

Klubi  i Karatesë ‘Drini” falënderon drejtuesit e klubit për atmosferë e krijuar dhe mikpritje e ngorhtë! 

Vazhdojmë tutje!