Rruga që kurrë nuk u asfaltua!

Kjo rrugë ndodhet në adresën Marshal Tito në Strugë!E jo në ndonjë fshat.Është diku 60 metra e gjatë dhe e cila kurrë nuk asfaltua.Ndodhet përreth kanalit.
Pyesim organet kompetente,gjegjësisht Kryetari e komunës Ramiz Merko,nëse nuk ndërrmerni ndonjë hap,nga sot ne banorët e kësaj lagje nuk paguajmë më taksa komunale!Sipas informatave që kemi marrë,Komuna duhet të asfaltojë këtë rrugë.Nuk është sumë shum e madhe e parave!Neve paguajmë tatime në Komunë dhe kjo rrugë është shum e lëvizshme dhe duhet të asfaltohet nga ana e Komunës.Edhe ashtu ju e keni postin si kryetar deri në Tetor,prandaj bëni një të mirë për banorët e kësaj lagje.Shum herë është mbushur me çakallë nga vetë banorët.Deri kur kështu cekin banorët e revoltuar?
Dhe së fundi pyesim Kryetarin e Komunës:Ku zhvillohet turizmi?Në fshat apo në Qytet?Nëse kalon ndonjë turist Holandez në këtë rrugë do të habitet dhe do të mbesi pa fjalë.
Asnjë post nuk është i përjetshëm por me afat të caktuar!Prandaj kryetar i komunës vepro dhe puno,si e do rendi!Një ditë do të shkojmë në botën tjetër dhe asgjë nuk marrim me vete