
Shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës, deshi që neve për kundërshtarë në këtë fazë të kemi Shkëndijën e Tetovës…
Struga Trim Lum në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë do të përballet me Shkëndijën e Tetovës. Kështu deshi shorti që u hodh sot në hapësirat e Federatës së Futbollit vendor.
Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë me 9 prill në fushën e kundërshtarit, ndërsa atë kthyese në qytetin e Strugës me datë 23 prill.
Kujtojmë në vitin 2023, Struga Trim Lum kishte arritur të luaj në finalen e madhe të kësaj gare, mirëpo në fund ishim mposhtur përmes ruletit të penaltive nga Makedonija Gj.P.
Ndryshe, do të jetë kjo hera e katërt në historikun tonë, që do të luajmë në gjysmëfinale të Kupës, e ku shpresojmë që këtë vit të kemi më shumë fat dhe ti sjellim qytetit tonë të bukur edhe këtë trofe që i mungon.