Diçka po zihet, “Soravia” po shitet 🤔Më herët edhe njëra nga ndërtesat e njohur si “Interpromet” në Qendër të Tetovës është shitur diku 7 milionë euro gjithashtu pronë e një politikani shqip-folës🤔7000m2 të Monopolit të Tetovës janë shitur për 7000 euro zyrtarisht e ndër tavolinë 2 milionë euro gjithashtu nga dy politikanë shqip-folës 😡E rrjepën popullin e shkretë 😥

Qendra e biznesit “Soravia” në Shkup del në shitje për mbi 22 milionë euro

Qendra e biznesit “Soravia”, e vendosur në qendër të Shkupit dhe e përfshirë kohët e fundit në një proces kontrovers të ndryshimit të strukturës së pronësisë, është vënë në shitje nga një përmbarues me kërkesë të një kreditori për ekzekutimin e një borxhi mbi 930 mijë euro.

Përmbaruesi Andreja Bunevski, në fund të marsit, mori një vendim për shitjen publike me ankand të pasurisë së paluajtshme brenda kompleksit “Soravia”. Kjo bazohet në kërkesën e kreditorit “Prva Investiciona Banka” me seli në Sofje, Bullgari, për ekzekutimin e një borxhi prej 930.425 euro kundër debitorit “Soravia Invest”. Ky borxh është i lidhur me një kontratë të nënshkruar për peng më 2 shtator 2022.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Fokus”, ankandi publik do të mbahet më 24 prill, rreth 20 ditë pas shpalljes. Vlera fillestare e pasurisë së paluajtshme është caktuar në 1.377.978.526 denarë (rreth 22.4 milionë euro) dhe nuk mund të ulet gjatë ankandit të parë publik.

Për të marrë pjesë në ankand, ofertuesit duhet të paguajnë një garanci prej një të dhjetës së vlerës së përcaktuar të pasurisë, që është 137.797.853 denarë (rreth 2.2 milionë euro). Fituesi i ankandit është i detyruar të bëjë pagesën brenda 15 ditëve, përndryshe do të caktohet një shitje e re. Tatimet që rrjedhin nga shitja do të mbulohen nga blerësi.

@topfans