
Struga, një hotel dhe tre objekte hoteliere nuk i plotësojnë kushtet e funksionimit Alsat 1 Prill 2025 351 1 minutë lexuar Katër nga gjithsej shtatë objekte hoteliere në Strugë që janë inspektuar deri më tani nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike të operimit. Midis tyre është një hotel. Kjo është konstatuar nga kontrollet e disa institucioneve kompetente shtetërore dhe vendore, konfirmuan për Alsat nga Inspektorati i Tregut në Strugë. Atyre iu shqiptuan gjoba nga 100 deri në 1000 euro. Nëse nuk paguajnë brenda 8 ditëve, do të përfundojnë në gjykatë.
