Krimineli serb Millorad Dodik mbërrin në Moskë

Milorad Dodik, Presidenti i Republikës Srpska, ka mbërritur në Moskë pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar për shkeljen e rendit kushtetues të Bosnjës.

I njohur për qëndrimin e tij pro-rus, Dodik e njoftoi vizitën përmes rrjeteve sociale dhe pritet të marrë pjesë në festimet e Ditës së Fitores më 9 maj me ftesë të Presidentit Putin.

Urdhër-arresti, i lëshuar nga Interpol Sarajevo, duket i pazbatueshëm pasi Rusia e mbështet Dodikun.

Edhe Serbia ka refuzuar ta arrestojë atë, ndërsa Presidenti Vuçiç ka kritikuar veprimin ligjor kundër tij.