Është grabitur një fabrikë ku kishte kanabis, objekti ishte i siguruar nga MPB

Është grabitur një fabrikë për kultivimin e kanabisit në fshatin Radanje, Komuna e Karbincit.

“Më 28.03.2025, rreth orës 00:20, në SPB Shtip është raportuar një vjedhje e kërcenjve nga kanabisi i konfiskuar. Është kryer inspektim në vendngjarje dhe është njoftuar prokurori publik. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Fabrika është siguruar nga punonjësit e policisë nga Stacioni Policor i Sektorit për Punë të Brendshme Shtip që nga data 05.03.2025.”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në muajt e fundit nuk janë evidentuar apo raportuar vjedhje në fabrikën e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, e cila ndodhet në fshatin Radanje, Komuna e Karbincit.