
Pasagjerët që ishin pjesë e këtij bordi kanë treguar për JOQ ALBANIA se avioni që u nis nga Tirana në orën 10:41 u detyrua të kthehej sërish në Rinas pasi u godit nga një rrufe. Ata kanë treguar se pas një ore fluturim, avioni u kthye në orën 11:11 në Tiranë dhe kompania nuk iu dha asnjë informacion rreth asaj që ndodhi.
Fillimisht, pasagjerët u informuan se fluturimi do të shtyhej për dy orë, por më pas kaluan dy orë të tjera në pritje pa marrë asnjë informacion të ri. Pas pesë orësh pritje, fluturimi u shty për ditën e nesërme. Ky incident, siç raportojnë pasagjerët, është mbajtur i fshehur, duke lënë qytetarët të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Një qytetar që ka raportuar për këtë ngjarje ka siguruar prova nga FlightAware, që tregojnë qartë trajektoren që ka ndjekur avioni i cili u ul në Tiranë rreth orës 11:11 në vend të orës 12:45 që ishte parashikuar për të zbritur në Pragë.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje joq. Dje avionit te wizzar nga Tirana ne Prage i ra rrufe dhe u kthye prape avioni ne Tirane. Udhetaret te tmerruar nuk iu dha asnje informacion, fluturimi u anullua teresisht dhe kompania nuk jep as kompensim vetem kthen bileten pas gjithe tmerrit dhe prishjes se planeve. Fillimisht u tha qe do shtyhej fluturimi me dy ore. Pastaj kaluan dy ore dhe spo jepnin fare asnje informacion. Pas 5 ore pritje e shtyne per neser. Dhe mbi te gjitha eshte fshehur ky lajm nga media sepse ne dje desh vdiqem ne ajer. Dua te mbes anonim por per prove do te coj nga flightaware fluturim dhe me foto se ca devijimesh beri avioni Kemi qendruar nje ore ne ajer dhe e kane mbajtur te fshehte Jo nuk kemi se ishim te tmerruar nuk kishim mend per video se po rrezohej avioni. Por kjo tek flightaware tregon shume qarte trajektoret qe ka ndjek avioni eshte nis nga tirana dhe eshte kthyer direkt. Edhe tek route shihet qe ne vend te zbriste ne prague ne oren 12:45 ka zbritur ne Tirane rreth ores 11 e pak..