
Më datë 27.03.2025 në ora 20:30, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin A.K.(36) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, partnerin e saj dhe nënën dhe më pas ka tentuar t’ia marrë me dhunë vajzën e mitur, kujdestaria e së cilës i është dhënë ish-bashkëshortes. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzimi përkatës. TS