Parat më mirë në bankë se sa nër Jastëk..!?

Bankat kanë fituar mirë nga kompanitë dhe qytetarët. Këtë e tregon raporti i fundit i Bankës Popullore të Maqedonisë për muajin shkurt të këtij viti. Në fund të muajit të dytë të këtij viti, në bankat vendase janë të depozituara 9.78 miliardë euro para të qytetarëve dhe kompanive.

Këto janë depozitat totale të sektorit të korporatave dhe të popullsisë për muajin shkurt, çka tregon se baza totale e depozitave të bankave tona po i afrohet 10 miliardë eurove. Krahasuar me një muaj më parë, totali i depozitave ka pësuar një rritje prej 41 milionë eurosh.

Megjithatë, aspekti më interesant i situatës lidhet me depozitat e kursimeve, veçanërisht ato të personave fizik. Sipas raportit, qytetarët vazhdojnë të preferojnë të ruajnë paratë në banka, duke bërë që ato të kenë një ndikim të rëndësishëm në rritjen mujore të depozitave për muajin shkurt.

Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të lehtë të sasisë së depozitave nga kompanitë gjatë këtij periudhe. Në fund të shkurtit të këtij viti, qytetarët kishin një shumë totale prej 6.517 miliardë euro depozita bankare. Ky numër po ecën me ritme të shpejta, pasi jo shumë kohë më parë – depozitat e qytetarëve po i afroheshin kufirit psikologjik prej 5 miliardë eurosh dhe tashmë kanë kaluar shumën totale prej 6.5 miliardë eurosh.

Një muaj më parë, në janar, qytetarët kishin gjithsej 6.468 miliardë euro depozita bankare. Kjo do të thotë se vetëm në muajin shkurt – rritja e depozitave me pakicë ka qenë 49 milionë euro, pasi ka pasur rritje edhe në muajin janar krahasuar me fundin e vitit paraprak.

Pra, ndryshe nga investimet në aksione, obligacione, kriptovaluta dhe mundësi të tjera të ngjashme, depozitimi i parave në banka vazhdon të jetë një nga mënyrat më të preferuara për qytetarët për të investuar pa rrezik. Gjithashtu, fondet e investimeve shpesh e zgjedhin bankën si një mundësi për të shpërndarë rrezikun, duke investuar një pjesë të parave në depozita bankare, për të balancuar “investimet e guximshme dhe më të pasigurta”.

Ajo që është gjithashtu e këndshme është se investimet e familjeve në monedhën vendase – në denarë, janë në rritje. Në muajin shkurt ata iu afruan pragut të 3.5 miliardë eurove, ose më saktë ishin në nivelin e 3.498 miliardë eurove. Krahasuar me janarin, rritja është rreth 42 milionë euro, që do të thotë se kjo rritje e depozitave në denarë përbën pjesën kryesore të rritjes së gjithsej depozitave të kursimeve “familjare”.

Një nga arsyet e rritjes e kursimeve në denarë është fakti se, normat e interesit janë shumë më tërheqëse, në krahasim me ato që bankat paguajnë në depozita të huaja. Kursimet e qytetarëve në euro ndërkohë kanë kaluar tashmë kufirin prej 3 miliardë eurosh në janar. Ose, nëse në fund të dhjetorit të vitit të kaluar depozitat e kursimeve të ekonomive familjare në eurp ishin 2.998 miliardë euro, në janar ato u rritën në 3.012 miliardë, ndërsa në shkurt arritën në 3.019 miliardë, që është një rritje mujore modeste prej 7 milionë euro.