Të dielën është Fitër Bajrami, të hënën nuk punohet në RMV

Dita e parë e Fitër Bajramit është në datën 30 mars,ditën e dielë, data 31 mars ( e hënë) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë myslimane në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e Bajramit.