
Më poshtë mund të lexoni dy pasuse nga libri voluminoz i studiusit çek Jan Pelikan ” KOSOVA – RRUGËVE TË REJA”,1958-69, sipas dokumentave partiake
(Mos klikoni pa lexuar)
(…)
1.
Përfaqësuesit e elitës partiake në Kosovë para se gjithash (por jo ekskluzivisht) anëtarët e saj me prejardhje shqiptare, kanë konsideruar se vëllimi i deriatëhershëm i kompetencave të kësaj krahine autonome janë jo përkatëse (të mjaftueshme). Që në muajt e vjeshtës të vitit 1966 në mesin e tyte, dhe atë jo rrallë, u paraqiten idetë mbi shpalljen e Kosovës si njëra nga republika e shtatë e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Funksionarët kryesor shqiptarë (e ka fjalën për Veli Devën, Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Kolë Shirokën, Ali Shukrinë),vetëbesimi i të cilëve rritej nga java në javë, në fund u përcaktuan për hapa gradual drejtë kësaj rruge. Siç dihet, e zvogëluan vëllimin dhe vlerësimin e informacioneve që u jepnin institucioneve (republikane) serbe.
(…)
2.
Dobrivoje Radosavljeviq –Baja kryetar i komunistëve të Serbisë, nga shtatori 1966 deri në janar 1968, gjatë një diskutimi mbi situatën në Kosovë, mbi pozitën e saj në kuadër të Federatës jugosllave, që janë zhvilluar në këtë periudhë, gjithmonë madje me shpirtmadhësi , u ka dal në përkrahje të kërkesave të funksionarëve shqiptarë të Kosovës. Qysh në mars të vitit 1967, gjatë një këshillimi të besueshme, është angazhuar që Kosova të bëhet Republika e shtatë e Federatës jugosllave.
Arkivi i Jugosllavisë (AJ) f.KPR 1953-1980,II-2, shënime mbi bisedën e J(osip) Broz (Titos) me E(dvard) Kardelin, K(oça) Popoviqin, M(ijalko) Todoroviqin, D(obrivoje) Radosavljeviqin, P(etar) Stamboliqin, D(ragi) Stamenkoviqin, V(Vladimir) Popoviqin, më 20 mars 1967; AS (Arkivi i Serbisë), CK SKS –IK (KQ i LKS –Komiteti Ekzekutiv), k 15, përshkrimi i shënimeve tonike nga mbledhja e përbashkët i Komitetit Ekzekutiv të KQ të LKS dhe sekretariatit të Komitetit Krahinor të LKS për Kosovë e Metohi , nga 22 e 23 shtatori i vitit 1966, paraqitja e D. Radosavljeviqit; D(razha) Markoviq “Jeta dhe politika” I, fq 64-65