Gjesti i ulet në gjunjë Eglit: A pranon të bëhesh gruaja ime? – banorja habit me reagimin

Në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që po qëndronin së bashku në kuzhinë Egli, Danja dhe Gjesti, ky i fundit vendosi të bëj diçka më ndryshe.

Ai iu ul në gjunjë për t’i ‘propozuar martesë’ Eglit.

“A pranon Egli Tako të bëhesh gruaja ime në të mirë në të keq, a je a nuk je. Të duhemi edhe pa para, Ferrarin ta blej nëse mbesin. Po dua të propozoj martesë, martesë shoqërore”, i tha ai.

Ndërsa, Egli u largua nga tavolina duke i thënë: “Kur të dalim jashtë më propozo për martesë”.

Kështu, që mbetet për t’u parë nëse mund të ketë diçka më shumë mes tyre jashtë shtëpisë së Big Brother.