Aleanca e Taravarit u mblodh mbrëmë në Tetovë – Vendos të garojë e vetme!

Mbrëmë, në Tetovë, kryesia e Aleancës për Shqiptarët u mblodh nën drejtimin e Arben Taravarit për të diskutuar qëndrimin e partisë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas burimeve brenda takimit, krahu i Taravarit ka vendosur të garojë i vetëm, duke e ndarë rrugën nga opsionet e tjera politike.

Megjithatë, ky vendim nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa funksionarë të partisë kanë shprehur kundërshtimin e tyre dhe pritet të largohen nga ky grupim, duke thelluar edhe më tej përçarjet brenda Aleancës. A po shkon kjo parti drejt një ndarje të re në skenën politike shqiptare?