
Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar dy fotografi ku në njërën është pronari i diskotekës “Puls” dhe në tjetërn Kreshnik Bekteshi. Siç thotë BDI, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan e që është autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, u mor nga policia pa pranga ndërsa ish-ministri Kreshnik Bekteshi, u shoqërua me pranga. Për BDI-në, kjo është spektakël dhe absurditet por edhe manipulim dhe përdhosje e drejtësisë.
“Kjo është turp. Kjo është spektakël. Kjo është absurditet.
Autori i drejtpërdrejtë i tragjedisë, pronari i klubit që u dogj dhe mori jetën e 59 të rinjve në Koçan, merret nga policia PA pranga, ndërsa një ish-ministër, që nuk ka asnjë lidhje me këtë tragjedi, u shoqërua ME pranga, nën vëmendjen maksimale të mediave, pasi më parë ishin ftuar kamerat.
Ky është një turp institucional.
Ky është manipulim i pastër.
Kjo është përdhosje e drejtësisë.
Ne nuk do të heshtim përballë këtij absurdi”, thotë BDI.