
Zv. sekretari i përgjithshëm i Qeverisë dhe njëherësh përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Hasim Murtezani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar se koalicioni VLEN mbetet i bashkuar dhe se çdo përpjekje për ta përçarë atë është e destinuar të dështojë.
“VLENIN të bashkuar e duan shqiptarët sepse VLENI dërgoi BDI-në pas 22 viteve në OPOZITË!
VLENIN të përçarë e don vetëm BDI-ja sepse sheh ëndrra për tu rikthyer në pushtet!
Lidershipi i VLENIT ka pjekuri politike dhe vigjilencë maksimale për bashkpunimin e mëtutjeshëm për fitoren e madhe që na pret në zgjedhjeve lokale!
Ëndrra e BDI-së për ta përçarë VLENIN nuk do realizohet sepse shqiptarët presin nga VLENI ti japin goditjen e radhës politike BDI-së edhe në zgjedhjet komunale!” – ka shkruar Murtezani.