
Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mire, Arben Fetai, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se Qeveria po bën gjithçka për të ndriçuar tragjedinë e Koçanit.
Ai ka komentuar edhe arrestimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshit, për të cilin ka thënë se po mbrohet nga avokatat e Mijallkovit, të cilët sipas tij, kanë mbrojtur kriminelët më të mëdhenj të vendit.
“Deklaratat e BDI-së janë perverstet i llojit të vet. Dalin e të na mbajnë ligjerata për drejtësi e llogaridhënie njerëz që në partinë e tyre kanë me qindra njerëz që janë të përfshirë në afera korruptive dhe në tragjedi, është një perversitet që vetëm BDI mund ta bëjë. Shohim se disi janë tërhequr pasi kryeminstri tha që do t’i nxjerrë për veshi. Është për keqardhje që të shohësh se si Kreshnik Bekteshi, ish ministër i shëndetësisë, i arrestuar për tragjedinë e Koçanit po mbrohet nga Avokatët e Mijallkovit, avokatët e Llatasit, ndërsa na flasin për drejtësi e për shqiptarët, ata as ekipin e mbrojtjes nuk e kanë ekip shqiptarë dhe shquhen për atë që kanë mbrojtur kriminelët më të mëdhenj të vendit. Janë po ata njerëz që sot e mbrojnë BDI-në”, tha Fetai për gazetën LAJM.