ANTIKOMBËTARE DHE E TURPME !

Grubin dhe lloj-sojin e tij, kryekrimineli i proklamon si të përndjekurit politik, duke dashur që në këtë mënyrë t’i krahasojë me atdhetarët, patriotët dhe të burgosurit politik të kohës së monizmit !

Pse njëri nga nënshkruesit e masës së paraburgimit është edhe Islam Abazi (i përzgjedhuri i klanit të zemunit), vendim me të cilin u zgjatet masa e paraburgimit të gjithë të akuzuarve, për rastin e Koçanit ?!

Kreshnik Bekteshi u flijua nga BDI, për t’u viktimizuar (udhëheqësia) dhe të shpëtojë lëkurën që nuk i kushton as për pesë pare. E përcollën nga Reçica e Vogël drejt stacionit policor të Karposhit, për të përfunduar në Shutkë !!!

Pasojnë hetimet, dënimet dhe burgjet e përgjegjësve të Laskarcës, tragjedisë në Bullgari dhe Spitalit Modularë.., nga të cilat do të burgosen shokë dhe bashkëfshatarë të Kapedanit.

F. B. L. Fatmir Beqir Limani