
Agjenti i Edon Zhegrovës, duke folur për ‘Stile TV’, ka treguar arsyen pse dështojë transferimi i yllit kosovar te Napoli.
Reprezentuesi i Kosovës, prej kohësh ishte cak i ‘napolitanëve’, por ai është vëzhgohet edhe nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Barcelonën.
“Ne kishim kontakte me Napolin. Ata kishin vendosur një marrëveshje verbale me klubin që e vuri djalin në pritje për largimin e Kvara. Por më pas nuk përfundoi mirë”, ka thënë agjenti i Zhegrovës, Sergio Mezi.
“Tashmë e shoh të vështirë transferimin e tij tek Napoli”.
“Na ka ardhur edhe një ofertë nga Barcelona. Në nëntor u takuam sërish, por drejtuesit e Lille nuk donin që të hiqnin dorë nga Zhegrova dhe ta shisnin atë”, ka theksuar agjenti i Zhegrovës.