16 palestinezë të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite gjatë natës në Gaza

Të paktën 16 palestinezë janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Al Jazeera.
Ushtria izraelite sulmoi tendat që strehonin refugjatë në qytetet e Gazës, Rafah, Khan Yunis dhe gjetkë.
Sulmet izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 41 persona dhe plagosur 61, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Sipas deklaratës, me këto viktima, gjithsej 50,021 palestinezë janë vrarë dhe 113,274 janë plagosur që nga fillimi i luftës 17 muaj më parë, njoftoi Al Jazeera.