
Kaluan ditët e zisë dhe me fillimin e një dite të re, jeta vazhdon me rutinën e zakonshme. Për ne, dhimbja u bë një kujtim i largët, por për familjarët e viktimave, ajo do të mbetet një plagë e hapur përjetësisht.
Po ne, si do të vazhdojmë? Do të zgjohemi në mëngjes pa ujë për t’u larë, do të pimë kafenë pa ngrënë asgjë, do të vozisim me 200 km/h, do ta hudhim kutinë e cigareve nga dritarja e veturës, do të parkojmë mbi trotuare, do të bisedojmë me zë të lartë, do të shfryjmë hundët në rrugë, do të pështyjmë ku të mundemi dhe do të fshijmë duart ku të na vijë për mbarë. Do të shajmë për katër vjet dhe pastaj do të votojmë përsëri ata që shajmë.
Ky është cikli ynë vicioz, në të cilin jemi zhytur prej kohësh. A do të lindë ndonjëherë vetëdija? A do të kemi kurajën të jemi autokritikë?
Zoti qoftë me ne!
Dr.Bekim Tateshi