Dhunë në qarkoren e Shkupit: 20-vjeçari është shtirur si polic, duke përdorur shenjën e babait të tij

Prokuroria Themelore e Shkupit ka hapur procedurë penale kundër një 20-vjeçari të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 3 në lidhje me paragrafi 1 të Kodit Penal.

Më 21 mars pasdite, në qarkoren e Shkupit, afër kryqëzimit të Stajkovcit, i dyshuari ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj një personi, duke krijuar ndjenjën e pasigurisë dhe frikës në publik.

Për shkak të një keqkuptimi në trafik, i dyshuari, duke drejtuar një automobil “Volkswagen Golf”, ka kaluar në linjën e një automobili tjetër, “Seat Leon”, i cili drejtohej nga personi i dëmtuar. I dyshuari ka treguar një shenjë të një polici, që ndodhej në veturën e tij dhe që i përkiste babait të tij, një oficer policie në Sektorin për Punë të Brendshme të Shkupit. Personi i dëmtuar, duke menduar se ishte urdhër i një polici të autorizuar, ka ndaluar makinën e tij dhe ka dalë drejt automjetit të të dyshuarit.

Pasi ka dalë jashtë, i dyshuari ka filluar ta ofendojë të dëmtuarin dhe ka nxjerrë një thikë nga xhepi e cila është hapur dhe ka filluar të godasë të dëmtuarin me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Prokurori Publik ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Shkupit të caktojë masën e paraburgimit për të dyshuarin, duke marrë parasysh rrezikun që ai mund të arratisej për të shmangur përgjegjësinë penale.