Trumpi u largon statusin e përkohshëm 532 mijë imigrantëve

Departamenti i Sigurisë së Brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të largojë statusin e përkohshëm të imigrimit për mijëra kubanë, haitianë, nikaraguanë dhe venezuelas, duke i vendosur në depërtim potencial ndoshta brenda një muaji, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Urdhri aplikohet për rreth 532 mijë njerëz nga katër vende që kanë ardhur në SHBA, që nga tetori i vitit 2022. Ata kanë ardhur me sponsor financiar dhe u është dhënë leje dyvjeçare për të jetuar dhe punuar në SHBA. Sekretarja për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem, ka deklaruar se këta imigrantë do ta humbin statusin legal më 24 prill.

Kjo politikë është vazhdimësi e administratës së kaluar të Trumpit për të ndaluar atë që quhej “abuzim i madh” i statusit të përkohshëm humanitar, një mekanizëm ligjor që presidentët e kanë përdorur për të lejuar njerëzit nga vende ku ka luftë ose jo stabilitet politik të hynë dhe të jetojnë përkohësisht në SHBA.

Gjatë fushatës, Trumpi ka premtuar se do të depërtojë miliona njerëz që janë ilegalisht në SHBA, dhe si president po ashtu ka penguar rrugët legale për imigrantët të vijnë dhe të qëndrojnë në SHBA.

523 mijë imigrantët nuk kanë mundësi të aplikojnë për të qëndruar më gjatë në SHBA.

Vendimi i administratës veçse është sfiduar në gjykatat federale.

Që nga fundi i 2022-s, më shumë se gjysmë milionë njerëz kanë ardhur në SHBA përmes kësaj politike, e njohur edhe si CHNV. Ishte pjesë e qasjes së administratës së Bidenit për të inkurajuar njerëzit të shkojnë përmes kanaleve legale derisa i kanë dënuar ata që kanë kaluar kufirin ilegalisht.