MOS BËJMË SIKUR NDRYSHOJMË GJITHÇKA PËR TË MOS NDRYSHUAR ASGJË…!?

Kaluan 7 ditë nga tragjedia në Koçan…

Ankth, vujatje, lot e makth gjithandej, mundohem t’ju hyj në gjendje familjarëve të viktimave në Koçan dhe të kuptoj dhimbjen e tyre…

Kurrë mos na pafshin sytë dhe asnjëherë mos u përserit në asnjë vend të Botës një rast i tillë…

Në vrullin e ndodhive, qeveritarët në pres konferencat e tyre paralajmëruan se do të rikthejnë në procedure Gjyqësore rastet e Spitalit Modular të Tetovës, rastin e Llaskarcës, Besa Trans në Bullgari etj…, – dhe krejt kjo në rregull dhe për tu përshëndetur.

POR – më ngjason pak me dyftyrësinë…!?

Pse duhej të ndodh tragjedia në Koçan dhe të nxis qeverinë, e te kujtohet ti rikthen në procedurë Gjyqësore rastet e Spitalit Modular të Tetovës, rastin e Llaskarcës, rastin e Besa Trans ne Bullgari, etj.?

Cfarë e pengoj qeverinë deri me tani të bëjë një hap të këtille gjithe kete kohë ?

Nese mendoni të riktheni në procedure Gjyqesore rastet e mësipërme per “Show” mediatik e politik, më mirë mos e bëni, se do ti trazoni shpirtërat e familjarëve të pafajshëm për të satën herë dhe në fund mos bëni asgjë konkrete…

PRA, MOS BËJM SIKUR NDRYSHOJMË GJITHÇKA PËR TË MOS NDRYSHUAR ASGJË…

Lulzim Nasufi.