
Policia Kundër Terrorizmit e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur një hetim për zjarrin që shpërtheu në nënstacionin elektrik North Hyde, i cili ka çuar në mbylljen e Aeroportit Heathrow gjatë gjithë ditës së sotme.
Zjarri ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe ka prekur më shumë se 1,300 fluturime, duke pasur një ndikim të madh në trafikun ajror ndërkombëtar.
Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një sulmi sabotazhi, me disa ekspertë që sugjerojnë se Rusia mund të fshihet pas sulmit.