Toshkovski: Kushdo që lidhet direkt apo indirekt me tragjedinë e Koçanit do të mbajë përgjegjësi

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direkte apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media. Siç shtoi ai, nuk ka ndarje në mes tonën dhe tuajën, por vetëm të përgjegjshme dhe të papërgjegjshme.

“Dëshiroj ta siguroj opinionin se çdo detaj në lidhje me ngjarjen penalo-juridike është detyrë e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në që ta përcaktojnë dhe ta procedojnë në mënyrë adekuate. Ne këtë do ta bëjmë… Mirëpo, duhet të respektojmë procesin e drejtësisë dhe hetimin duhet ta kryejmë tërësisht dhe gradualisht”, tha Toshkovski.

Ndryshe siç theksoi ministri Toshkovski janë ngritur dy kallëzime penale ndaj gjithsej 34 personave fizikë dhe tre personave juridikë.

“Dy kallëzime penale janë ngritur kundër gjithsej 34 personave fizik dhe tre personave juridikë për veprën “vepra të rënda kundër sigurisë publike” nga neni 292 në lidhje me shkaktimin e rrezikut publik nga neni 288 i Kodit Penal, ku një person akuzohet edhe për pranim të ryshfetit nga neni 357 i Kodit Penal”, thotë Toshkovski.

Ai shton se kjo tragjedi ka bërë thirrje për mobilizimin e plotë të të gjitha institucioneve.