
Mjeku Artan Dika ka reaguar ndaj lajmeve të fundit se ekipet mjekësore në vend kanë kryer me dhjetëra operacione për të plagosurit nga rasti i Koçanit.
Dika i ka quajtur këto lajme si të rrezikshme dhe të rrejshme, pasi situata në realitet flet ndryshe.
Statusi i plotë:
Një sistem mizerabil, prodhon lajme të tilla të rrejshme mizerabile … siç është pothuajse edhe gati çdo lajm tjetër në këtë vend.
Vetëm edhe të kishin kë të operonin këta të lumit, se nuk mbeti kush më për ta operuar këtu!
Për ta qetësuar miletin e për t’i mbajtur kritikat larg, politikanët, pa pyetur fare mjekët, i dërguan të gjithë jashtë vendit, shumicën nga ata as nuk kishte nevojë t’i dërgonin.