Orteku godet grupin e skiatorëve në Suedi, 2 viktima

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Suedi, ku dy skiatorë italianë humbën jetën pasi u goditën nga një ortek bore.

Ngjarja u regjistrua në Kårsavagge në kufi me Norvegjinë, ku një grup prej 5 skiatorësh italianë kishin shkuar me helikopter për të ushtruar sportin e tyre.

Grupi drejtohej nga një udhërrëfyes malor i certifikuar ndërkombëtarisht .

“Udhërrëfyesi malor dhe dy skiatorë u përfshinë nga një ortek. Dy italianët u varrosën nën dëborë, ndërsa udhërrëfyesi mbeti në sipërfaqe”, raportojnë mediat suedeze.