
Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të fortë, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë.
Tahiri ka zbuluar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe si rezultat, ajo përballi vështirësi të mëdha dhe frikë për të ardhmen e saj. Në këto momente të vështira, ajo u njoh me burrin e saj aktual, avokatin që njihej si mbrojtësi i saj nga dhunuesi.
Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë ndaj meje. Kam qenë 19 vjeçe, ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Nuk kam pasur guximin t’ia tregoj as familjes. I vetmi që e kam ndarë këtë ngjarje ka qenë avokati im, i cili sot është burri im,” tha ajo me emocion.
Adelina shpesh ka përjetuar paragjykime për martesën e saj me një burrë maqedonas dhe më të madh në moshë, gjë që e ka bërë të ndihet e mbyllur në një rreth të ngushtë. “Kam dalë gjithmonë e hapur për lidhjen time, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera,” theksoi ajo, duke zbuluar forcën e saj përballë gjykimeve të papërgjegjshme.
Duke komentuar marrëdhënien e saj me bashkëshortin, Adelina e ka përshkruar atë si një person që ka qenë krah i saj në çdo hap të jetës. “Sot jetoj shumë e lumtur, dhe edhe nëse do të ndahesha, do të ndahesha me paqe me burrin tim. Ai është një mbështetje e madhe për mua dhe dinë t’i japin një vlerë lidhjes sonë,” tha ajo.
Por sa e ndjeshme është ta shpallësh një të vërtetë të tillë? Ajo shpjegon se dhuna është një gjë që nuk e pranon. “Kam pasur të bëj me një person i cili kishte fuqinë dhe ndikimin e një babai të njohur politik. Rrethanat ishin të rënda dhe më kanë gjykuar pa arsye,” ka thënë ajo.
Adelina ka qenë e heshtur për këtë periudhë të errët të jetës së saj. “Nuk kam dashur të flas sepse nuk kam pasur dëshirë t’i jap emra. Ndoshta do ta bëj një ditë, por jo tani,” tha ajo, duke shtuar se historia e saj lidhet ngushtë me korrupsionin dhe abuzimet e pushtetit.
Ajo bëri thirrje për të ndaluar paragjykimet dhe komentet negative, duke theksuar se shumë njerëz nuk e dinë se çfarë fshihet pas një fotografie në rrjetet sociale. “Megjithatë, gjithmonë kam dalë me buzëqeshje dhe shumë e fortë, pavarësisht vështirësive,” tha ajo, duke inkurajuar të tjerë të mos gjykojnë pa njohur historinë e plotë të dikujt.