
Televizioni Al Masirah, i lidhur ngushtë me grupin rebel jemenas, raportoi se katër sulme ajrore amerikane goditën zonën al-Kathib në qytetin portual Hodeidah, në pjesën perëndimore të vendit.
SHBA ka rifilluar sulmet e ashpra ndaj Jemenit këtë javë, në përgjigje të rinisjes së sulmeve të Houthive ndaj objektivave detare në Detin e Kuq, të cilat grupi thotë se i kryen në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza.