Tentoi të hynte në Shqipëri me 19.000 € të padeklaruara, i sekuestrohen paratë 44-vjeçarit nga Prishtina

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se i janë sekuestruar para një banori të Prishtinës në pikën kufitare “Morinë”, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti nuk i kishte deklaruar paratë. 

Njoftim i Policisë shqiptare:

PKK Morinë

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 19 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari kosovar.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.