
Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim 30-ditor për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe për tre drejtues të tjerë të Ministrisë së Ekonomisë, shkruan gazeta KOHA.
Paraburgimi kërkohet edhe për ish-sekretaren shtetërore, Razmena Cekiç, si dhe për drejtuesin Bekim Haxhiu. Hetimi i lidhur me tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën mbi 150 të tjerë, përfshin më shumë se 20 të dyshuar.
Më herët, paraburgimi ishte kërkuar për shtatë zyrtarë policorë, raporton Koha.
Sonte në gjykatë janë sjellë edhe tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit – Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqjen, Ratko Dimitrovski dhe Nikolçe Iliev.