Irlanda: Izraeli po i ndëshkon kolektivisht palestinezët në Gaza

Bombardimet “tronditëse” izraelite në Gaza gjatë 48 orëve të fundit duhet të ndalen, tha kryeministri irlandez, duke i bërë thirrje Europës të thotë “ndal vrasjeve dhe masakrës.”

Michael Martin deklaroi se bombardimet e fundit kanë shkaktuar vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm, ndërsa deklaratat e fundit nga udhëheqësit izraelitë tregojnë për një “ndëshkim kolektiv të palestinezëve brenda Gazës.”