Tragjedia në Koçan/ Nga 178 të plagosurit, 101 pacientë po trajtohen në qendrat mjekësore jashtë shtetit

Ministria e Shëndetësisë informon për gjendjen e pacientëve në institucionet brenda dhe jashtë vendit, konform procedurave të përcaktuara për raportim nga qendrat mjekësore jashtë vendit.

Dëshirojmë të theksojmë se të gjithë pacientët trajtohen në mënyrë adekuate dhe marrin kujdes mjekësor të nivelit të lartë 24 orë në vend dhe në qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit.

Nga gjithsej 178 të lënduar, aktualisht në objektet shëndetësore publike në vend po trajtohen 64 pacientë, të cilët janë në gjendje relativisht stabile, 13 pacientë po trajtohen në objektet shëndetësore private dhe 101 pacientë po trajtohen në qendrat mjekësore të huaja.

Në Austri, nga gjithsej gjashtë pacientë që ishin në terapi intensive, një pacient është transferuar në repart, ndërsa të tjerët janë në gjendje më të rëndë, por të qëndrueshme.

Në Lituani, katër pacientë janë ende në terapi intensive, të cilët aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme.

Në Serbi, nga gjithsej 30 pacientë, 11 janë të intubuar në gjendje të rëndë të përgjithshme, ndërsa pjesa tjetër janë stabile.

Në spitalin e Bullgarisë janë shtruar gjithsej 15 pacientë, nga të cilët shtatë janë intubuar dhe 6 i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, me hemodinamikë të qëndrueshme dhe dy kanë nisur të lëvizin sot.

Në Slloveni në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë janë shtruar dy pacientë, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, me përmirësim të lehtë që nga dita e djeshme.

Në Greqi, nga gjithsej 12 pacientë, dy janë në gjendje kritike, por të qëndrueshme për momentin, tre prej të cilëve i janë nënshtruar operacionit. Në Athinë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm pacientë të rinj, të cilët janë shtruar në spital dhe janë nën vëzhgim.

Në Belgjikë dhe Itali janë shtruar në spital 4 pacientë dhe të gjithë janë stabil.

Dy pacientë në gjendje të rëndë por stabile janë shtruar në spital në Kroaci dhe janë duke u bërë analiza shtesë për tre pacientët e rinj të ardhur.

Gjithashtu, në Poloni po trajtohen edhe dy pacientë, njëri prej të cilëve është ekstubuar dhe tjetri në terapi intensive.

Sot po zhvillohen aktivitete përgatitore për transportin e dy pacientëve në Suedi.

Falënderojmë ekipet mjekësore nga jashtë, të cilët me ekspertizën e tyre profesionale, së bashku me punonjësit tanë shëndetësorë, bashkërisht dhe me përkushtim kujdesen për pacientët e lënduar në ambientet tona shëndetësore. Shprehet mirënjohje edhe për mbështetjen e të gjitha kompanive me përgjegjësi sociale, thekson Ministria e Shëndetësisë.