
Kjo rrugë ndodhet në adresën Marshal Tito në Strugë!E jo në ndonjë fshat.Është diku 60 metra e gjatë dhe e cila kurrë nuk asfaltua.Ndodhet përreth kanalit.
Pyesim organet kompetente nëse jemi taksa pagues,vallë a nuk duhet të asfaltoni këtë rrugë?Sipas informatave që kemi marrë,kryetari e ka postin deri në tetor 2025 dhe mandej kur të takohemi mbas tetorit të përshëndetemi e jo ta shajmë!Nuk është sumë shum e madhe e parave!Neve paguajmë tatime në Komunë dhe kjo rrugë është shum e lëvizshme dhe duhet të asfaltohet nga ana e Komunës.Shum herë është mbushur me çakallë nga vetë banorët.Rruga paralel me këtë rrugë dy herë është asfaltuar,kurse këtu përreth kanalit jo!Kjo është e qëllimshme!Deri kur kështu shkruajnë banorët e revoltuar?
Dhe së fundi pyesim Kryetarin e Komunës:Ku zhvillohet turizmi?Në fshat apo në Qytet?Nëse kalon ndonjë turist Holandez në këtë rrugë do të habitet dhe do të mbesi pa fjalë.
Asgjë nuk marrim në botën tjetër i nderuari kryetar Ramiz Merko.Vepro dhe puno siç duhet dhe jo sipas dëshirës!
Kjo është rradha e pestë që ne banorët e bëjmë këtë kërkesë!
Nëse nuk ndërrmeren hapa të sigurta për asfaltim,në ditët në vijim do të ketë protesta para Komunës dhe nuk do të paguajmë më taksa Komunale.Dhe harroni këto shtëpi se askush nuk paguan më për kryqin e kuq.