
Tregohet një rast kur shoku fisnik Ebu Zerr i tha një sahabiju me emrin Bilalit,
“A mendon edhe ti se kam gabuar o djali i një zezake”.
Nga këto fjalë Bilali, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u ndje i habitur, i ofenduar dhe i pikëlluar duke thënë:
“Pasha Allahun, unë do t’i ankohem të Dërguarit të Allahut për ju!”
-Fytyra e të Dërguarit të Allahut ndryshoi kur dëgjoi se çfarë kishte ndodhur dhe tha: “O Ebu Zerrah, a po e ofendon atë duke e fyer nënën e tij? Vërtet je një njeri në të cilin ka pandershmëri.”
Ebu Zerri qau me hidhërim.
“Kërkoji falje Allahut për mua,o i dërguar i Allahut” itha Ebu Zerri dhe doli nga xhamia.
-Kur e pa sërish Bilalin, uli fytyrën në tokë duke thënë: “Pasha Allahun Bilal, nuk do ta ngre kokën nga toka derisa të më vendosësh këmbën në fytyrë, ti je njeri fisnik dhe unë jam tallës”.
Bilali duke qarë iu afrua dhe e puthi fytyrën që ishte në tokë, e pastaj tha: “Pasha Allahun, nuk do të vendosja këmbën në fytyrën që i është bërë sexhde Allahut qoftë edhe një herë”.
Pastaj të dy u ngritën, u përqafuan vëllazërisht dhe qanë.
-Sot ne ofendojmë njëri-tjetrin pafundësisht dhe nuk mund të themi më falni, më falni vëlla, mik,kojshi etj.
Fyerjet bien në baza të ndryshme dhe pas tyre nuk dëgjojmë të kërkojmë falje.
Në të vërtetë, të kërkosh falje, të pranosh një gabim është një trashëgimi fisnike islame që i bën njerëzit më të mirë.
18/mars/2025
Ariz Saiti