
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se ekipet mjekësore në institucionet shëndetësore edhe sot janë plotësisht të angazhuara në ofrimin e kujdesit shëndetësor adekuat për të gjithë pacientët. Gjendja e pacientëve monitorohet me kujdes, ndërsa procedurat e mëtejshme mjekësore zbatohen në bazë të vendimeve konsiliare.
Gjatë ditës së sotme, pacientët janë shpërndarë në institucionet shëndetësore në vend si më poshtë:
Qendra Klinike – 52 pacientë
SPQ “8 Shtatori” – 17 pacientë
Klinika Universitare “Shën Naum Ohri” – 12 pacientë
Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
Acibadem Sistina – 7 pacientë
Përveç sigurimit të kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar në institucione shëndetësore jashtë vendit, falë mbështetjes ndërkombëtare dhe bashkëpunimit me vendet partnere:
Lituania – 4 pacientë
Sllovenia – 2 pacientë
Austria – 2 pacientë
Republika e Serbisë – 12 pacientë
Republika e Bullgarisë – 1 pacient
Gjatë natës dhe ditës së nesërme pritet transporti mjekësor nga Austria, Greqia dhe Kroacia, me avionë dhe helikopterë për transferimin e mëtejshëm të pacientëve.
Ministria e Shëndetësisë informon se të gjithë pacientët e transferuar jashtë vendit janë në gjendje të qëndrueshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Gjithashtu, në bashkëpunim me SPQ Spitali Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, janë krijuar ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët ofrojnë mbështetje psikologjike për pacientët dhe familjet e tyre.
Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim psikologjik ose ndihmë, është në dispozicion linja telefonike 078 378 754, ku profesionistët ofrojnë mbështetje.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.