Bora kaplon Maqedoninë: Ndalim kamionësh në rrugën Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Ndërmarrja publike “Rruga e Maqedonisë” ka njoftuar sonte se për shkak të reshjeve të borës është vendosur ndalim i qarkullimit për automjetet e rënda në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë nëpër qafën malore të Strazhës dhe në rrugën Mavrovë – Dibër, njofton TS.

Nga ora 22:50 është vendosur ndalesë në rrugën Gostivar – Kërçovë nëpër qafën malore të Strazës në të dy drejtimet dhe nga ora 23:00 në rrugën Mavrovë – Dibër.