Bombë me sahat: Pranë diskotekës së djegur “Puls” dyshohet se kishte 10 tonë naftë..?! 

Në afërsi të diskotekës “Puls”, e cila u shkrumbua këtë fundjavë, ka pasur një depo karburanti të një objekti tjetër. Policia dhe prokuroria nuk zbulojnë kujt i përkiste objekti dhe nëse ishte i ligjshëm, por është zbuluar se depoja është gjetur nga ekipi i kriminalistikës.

Brigada e Zjarrfikësve në Koçan konfirmon se pranë diskotekës kishte një rezervuar nafte, por ai i përkiste një ndërtese tjetër. Megjithatë, ata nuk e dinë saktësisht nëse dhe sa naftë kishte në të.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.
Gjatë inspektimit është konstatuar se ka pasur një depo karburanti në afërsi të objektit. Të gjitha rrethanat e tjera po hetohen, informojnë nga Prokuroria.
Videon e ka publikuar portali “Informer” nga Serbia, duke pretenduar se në depo kishte 10 tonë naftë.