
Në vitin 2024 në vend janë dhënë gjithsej 12 licenca për kabare, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në Qendrën emergjente “Nënë Tereza” në Shkup, ku ka vizituar të lënduarit nga zjarri katastrofik në Koçan. Kryeministri theksoi se vetë këto të dhëna janë alarmante dhe shtoi se edhe nga ato 12, disa mund të mos jenë të vlefshme, duke qenë se licenca jepet për një vit.
Mickoski tha se sipas hulumtimeve të bëra deri tani Ministria e Ekonomisë në vitin 2024 ka dhënë vetëm 12 licenca për kabare.
“Ky klub ka pasur vetëm dy herë licencë, njëherë e ka marrë në vitin 2021 dhe një në vitin 2024. Përgjegjësi do të ketë pa marr parasysh se cilës parti politike i takon”, tha Mickoski.
Mickoski tha se në periudhën e kaluar kemi dëshmuar se jemi duke luftuar krimin. Luftuam mazut krimin, kemi luftuar grupin mafioz në energjetik, kemi luftuar krimin në rrugë
“Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”, shtoi Kryeministri.
Kryeministri tha se vendi edhe njëherë tregoi se ka kapacitete shëndetësore për t’u ballafaquar me tragjedi të tilla.