
Një grup i protestuesve në Koçan e kanë demoluar kafenenë “Klasik”, pronari i të cilës është pronar edhe i diskotekës “Puls”, ku nga zjarri jetën humbën 59 persona.
Protestuesit shkuan edhe te godina e komunës, ku filluan të gjuajnë me gjësende të ndryshme në drejtim të objektit, deri sa kërkonin që të paraqitet kreu i komunës Lupço Papazov, i cili sot edhe njoftoi se tashmë ka dhënë dorëheqje.